Premier League

Pochettino në hall, humbet edhe Dele Allin!

Shtohen telashet për trajnerin e Tottenham Hotspur Mauricio Pochettino, i cili ka humbur një tjetër lojtar me peshë në repartin e avancuar pas Harry Kane. Dele Alli do të mungojë për gjashtë javë pas tërheqjes muskulore të pësuar gjatë sfidës me Fulham të dielën duke humbur sfidën e parë ndaj Borussia Dortmund në raundin e 1/8-ave të Champions League. Ky është një tjetër lajm i keq për Tottenham, 22-vjeçari do t’i bashkohet Harry Kane në infermieri në një moment të rëndësishëm për klubin. Alli, i cili fillimisht do të mungojë në gjysmëfinalen e Carabao Cup ndaj Chelsea-t, doli nga fusha duke çaluar në minutën e 88-të. Kane do të mungojë deri në mars pas dëmtimit në kavilje që pësoi ndaj Manchester United. Ndërkohë Lucas Moura dhe Son gjithashtu do të qëndrojnë larg fushës, i pari për një dëmtim ndërsa i dyti është duke luajtur në Kupën e Azisë për Korenë e Jugut. Spurs aktualisht janë në vend të tretë të Premier League, nëntë pikë më pak se Liverpool. Tani ekipi i Pochettino-s pritet të ngelë akoma më mbrapa pasi ka një emergjencë të vërtetë në repartin ofensiv..

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency