Ligue 1

Pochettino tregon bisedat pёr blerjen e Messit, i sigurt për Mbappenë

Merkato e PSG-së është vendosur në vëmendjen e të gjithëve, pasi parizienët kanë krijuar një organikë të frikshme, por ka dhe nga ata të cilët i kritikojnë për shpenzimet e kryera apo transferimet e bëra. Lidhur me këtë çёshtje është ndalur të flasë edhe tekniku aktual i skuadrës, Pochettino, i cili del në mbrojtje klubit, duke deklaruar se pavarёsisht zërave, skuadra është përforcuar me lojtarë cilësorё, por pjesa më e madhe e tyre me parametёr zero.

“Të gjithë flasin pa ditur asgjë. Ne morëm lojtarë të klasit botërorё, por pa asnjë kosto, sepse pjesa më e madhe e tyre erdhën me parametёr zero. Ne nuk kemi bërë dhe nuk po bëjmë asgjë kundër rregullave,” – ishin fjalët e para të Mauricios, i cili më pas shpjegoi edhe momentin e bisedës mes tij dhe Leonardos, për të sjellё në Paris Messin.

“Leondardo më thërriti për të diskutuar diçka, nuk e dija se për çfarë bëhej fjalë. Ai më pyeti nëse e doja Messin dhe unë vetëm e pashё, duke i thënë: A është e mundur kjo, mos është gjë shaka? Gjërat më pas ndodhën shumë shpejt dhe Messi zbarkoi në Paris. Ishte diçka fantastike.”

Në lidhje me situatën e Mbappesë, i cili ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar, tekniku argjentinas u shpreh:

“Situata është e hapur, askush nuk e parashikon të ardhmen. Unë jam i bindur se klubi po punon për t’i ofruar lojtarit kushtet më të mira për të qendruar këtu dhe për të vijuar me projektin tonë. Pavarësisht të gjithave, unë kurrë nuk e kam vёnё në diskutim profesionalizmin e tij dhe, nëse është data 30 apo 10 qershor, unë jam i bindur se Kylian do të japё 200% e tij në ndihmë të skuadrës dhe shokëve të tij, pasi ai ka po atë rëndësi sa Messi apo Ronaldo”.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency