Podolski largohet nga Vissel Kobe, gati zyrtarizimi te klubi turk
Lucas Podolski nuk është më një futbollist i Vissel Kobe. Klubi janponez, ku luajnë emra të tjerë të rëndësishëm nga Europa si Andres Iniesta, Sergi Samper, Wellington dhe Thomas Vermaleen nëpërmjet një komunikate ka zyrtarizuar lamtumirën e sulmuesit gjerman, i cili do të nisë një përvojë të re në Turqi te skuadra Antalyaspor.
Në fakt, bëhet fjalë për një rikthim në Superligën e Turqisë për 34-vjeçarin, që në sezonet 2015-2017 ka luajtur për Galatasaray-n (20 gola në 56 ndeshje në kampionat). Kujtojmë që Podolski është shpallur kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014. Në total, me “Panzerat”, ka shënuar 49 gola në 130 ndeshje.



