La Liga

Pogba drejt Realit, Perez ofron 3 futbollistë në këmbim

Paul Pogba duket se qëndron në krye të listës së dëshirave për Zinedine Zidane dhe presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez është i gatshëm të bëjë gjithçka për të transferuar francezin.

Aktualisht kampioni i botës është nën kontratë me Manchester United dhe anglezët duan rreth 150 milionë euro për kartonin e tij, shifër të cilën Reali i Madridit nuk ka ndërmend ta paguajë kesh.

Pikërisht për këtë arsye, Perez ka bërë gati një ofertë shkëmbimi, ku për Pogba është gati të dërgojë në Manchester plot 3 futbollistë, Gareth Bale, James Rodriguez dhe Keilor navas, të 3 elementë që nuk gjejnë vend në formacionin e Zidane.

Tashmë gjithçka është në dorën e norvegjezit Ole Gunnar Solskjaer, që pritet të vlerësojë me kujdes të tre futbollistët dhe të japë ose jo miratimin për kryerjen e këtij operacioni, që mund të kënaqë të dy palët.

Kjo pasi me 3 futbollistë të tillë, edhe United do të përforcohej ndjeshëm, pasi bëhet fjalë për 3 emra që kanë fituar shumë në karrierë dhe bartin mbi supe një eksperiencë të konsiderueshme.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency