Pogba hap “ankandin” për të ardhmen: Mund të vendos nesër, dua të fitoj trofe
E ardhmja e Paul Pogbasë mund të jetë shumë larg Manchesterit. I rikthyer tek United në verën e vitit 2016 për një shumë totale prej 105 milionë eurosh, ish-mesfushori i Juventusit (i skadon kontrata më 30 qershor), të lë të kuptosh që do ta vijojë karrierën diku tjetër:
“Asgjë nuk është vendosur për të ardhmen time, asgjë nuk është vendosur tashmë. Mund të vendos nesër, gjithçka është e hapur. Tani për tani, dua ta përfundoj mirë sezonin. Dua të fitoj tituj, dua të luaj për diçka, sepse si këtë vit ashtu edhe vitet e fundit nuk kemi fituar një titull. Kjo është e trishtë”.
Paul Pogba po josh shumë klube, nga Reali i Madridit te Paris Saint-Germain, pa harruar edhe Juventusin.
Mesfushori francez është pjesë e rrethit të lojtarëve të identifikuar nga Arrivabene, Nedved dhe Cherubini për të përforcuar mesfushën e bardhezinjve sezonin e ardhshëm. Tifozët ëndërrojnë për një rikthim të madh, edhe nëse politika e re drejtuese për të kufizuar pagat mund të bëhet një pengesë e pakapërcyeshme.



