Premier League

Pogba mohon akuzat për CR7: Si mund të jetë problem sulmuesi më i mirë në histori?

Manchester United reagoi pas humbjes në derbi, fitoi 3-2 ndaj Tottenhamit dhe siguroi tre pikë të rëndësishme për objektivin Champions, aq shumë i nevojshëm për klubin anglez.

E shtuna ishte një ditë për t’u mbajtur mend për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez shënoi tre gola, dhe tani me 807 gola është kthyer në golashënuesin më të mirë të historisë së futbollit.

Paul Pogba vlerësoi suksesin e ekipit të tij dhe nuk i kurseu elozhet për shokun e skuadrës. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë si ekip, reaguam siç duhet pas derbit.

Ne vazhduam të besonim te fitorja. CR7? Çfarë të them për të, ai ishte brilant. Mendoj se ai ishte gjithçka që na nevojitej, ishte reagimi që duhej. Mentaliteti ishte i duhuri.

Ronaldo nuk ka qenë kurrë problem për ne, sulmuesi më i mirë i historisë nuk mund të jetë kurrë një problem për ekipin. Cristiano nuk ka nevojë për fjalë, flet vetë puna e tij”, deklaroi mesfushori francez.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency