Pogba objektivi kryesor i PSG-së, United bën lëvizjen befasuese
Paul Pogba ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Manchester United. Klube si PSG, Real Madrid dhe Juventus synojnë të sigurojnë shërbimet e mesfushorit francez në verë, atëherë kur do të dalë lojtar i lirë.
PSG nuk heq dorë nga 28-vjeçari. L’Equipe shkruan se Pogba është objektivi kryesor i klubit francez për merkaton e verës, për të kompensuar disi largimin e Kylian Mbappe drejt Real Madrid.
“Djajtë e Kuq” nuk janë dorëzuar në lidhje me rinovimin. Drejtuesit e klubit anglez i ofrojnë kampionit të botës me Francën një rrogë faraonike prej 500 mijë paundësh në sezon!
Topi ka kaluar në anën e Mino Raiolës, agjentit të Pogba. Ky i fundit është një mjeshtër i bisedimeve dhe së shpejti do të takohet me drejtuesit e PSG-së për të mësuar ofertën e tyre.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



