Premier League

Pogba sulmon Mourinhon: Po fola, më ndëshkojnë!

Nga “ethet” e merkatos dhe dëshira për t’iu bashkuar me çdo kusht Barcelonës, direkt në fushë në sfidën hapëse të Premier Leagues ndaj Leicester City-t, ku u bë protagonist duke shënuar që në minutën e 3-të me 11-metërsh. Paul Pogba ka shumë për të thënë për marrëdhëniet e tij të tensionuara me Jose Mourinhos, por rezervohet me pak fjalë, por që bëjnë përgjegjës për situatën e krijuar pikërisht trajnerin portugez.

“Kur një futbollist përzgjidhet për të luajtur, sigurisht që është i lumtur. Kur gjendja shpirtërore është e mirë, edhe performancat në fushë janë më pozitive. Kjo është e gjitha çka mund të them.”

Mentaliteti i francezit u vu në diskutim sezonin e kaluar nga Mourinho, që nuk e përzgjodhi për ndeshjen e Championsit ndaj Sevillas.

“Unë jam i njëjti Pogba që luajti në Botëror. Sigurisht që skuadrat janë të ndryshme. Vazhdoj ta dashuroj futbollin dhe të jap më të mirën time. Nëse nuk je i lumtur me atë që bën, nuk arrin ta bësh mirë.”

I pyetur nëse tani është i lumtur te Manchester United, 25-vjeçari i përgjigj:

“Janë disa gjëra që nuk mund t’i them, sepse, po e bëra, do të më ndëshkojnë”.

Te Franca, u shfaq si lider, madje duke mbajtur edhe një fjalim motivues para futbollistëve të tjetër, çka nuk po ndodh te United.

“Një futbollist e ka shumë më të lehtë kur është në sintoni me grupin. Te Franca ishim të gjithë bashkë, futbollistë, trajner, fizioterapist dhe punëtori që shpërndan uniformtat. Pra, e ke më të lehtë të shprehesh. Ne ishim të gjithë për një objektiv, për të fituar.”

Një përgjigje kjo e Pogbasë për Mourinhon, sipas të cilit mesfushori kishte shkëlqyer në “Rusi 2018” sepse Franca e kishte izoluar duke e mbajtur nën kontroll. Pas fitores me Leicesterin, Mourinho në shenjë pajtimi e përkufizoi Pogabë një “moster” në fushë, por duket qartë se marrëdhënia mes të dyve do të jetë e vështirë të rikuperohet.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency