Poirier dorëzohet në raundin e tretë, Nurmagomedov kampion absolut
Khabib Nurmagomedov shkruan sërish historinë në UFC 242: “Shqiponja” ruse mposhti në tre raunde Dustin Poirier në eventin e zhvilluar në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabi, duke unifikuar gjerdanët e artë në peshat e lehta.
30-vjeçari e bëri të vuajë kundërshtarin tij, për shkak të stilit të tij të luftimit, por edhe Poirier u kundërpërgjigj me disa goditje të forta. Gjithsesi në raundin e tretë (dy raundet e para përfunduan 10-9 për Nurmagomedov) Khabib e hodhi në tapet rivalin, duke e detyruar që të dorëzohej. Në fakt, Poirier u duk se e futi në kurth luftëtarin nga Dagestani, por ky i fundin arriti t’i shpëtonte kapjes së rivalit dhe ta mposhte me stilin e tij.
Nurmagomedov vazhdon marshimin e pandalshëm në UFCm teksa korri fitoren e 28-të radhazi (pa asnjë humbje), duke u konfirmuar kampion i padiskutueshëm në peshat e lehta.



