La Liga

“Poker” golash ndaj Real Sociedad, madrilenët “blindojnë” kreun

Real Madrid ka fituar me “poker” golash ndeshjen e raundit të 27-të të La Ligës, kundër Real Sociedad.

Skuadra e Sociedad zhbllokoi rezultatin në minutën e 10’, pas një penalltie të realizuar nga Oyarzabal, megjithatë gëzimi i atij avantazhi do të zgjaste 30 minuta,

Camavinga barazoi në minutën e 40’, teksa 3 minuta më pas Modric përmbysi shifrat, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-1.

Pjesën e dytë madrilenët ishin më kërkues dhe tentuan në disa raste për të shënuar, me një gol të Benzema në minutën e 69’ që u anulua si pozicion jashtë loje pas verifikimit në VAR.

Megjithatë francezi tentoi sërish dhe në minutën 76’ i dhuroi Realit golin e tretë. “Los Blancos” nuk u kënaqën me aq dhe vetëm tre minuta më pas do të ishte Asensio ai që do të shënonte në portën e Real Sociedad dhe që do të vuloste rezultatin final të këtij takimi, pra 4-1.

Pas kësaj sfide Real Madrid vijon të kryesorë La Ligën, tashmë me 63 pikë, teksa Real Sociedad qëndron në vend të gjashtë me 44 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency