Bundesliga

Poker golash ndaj Stuttgart, Bayer Leverkusen vendos fitoren në 4 minuta

Bayer Leverkusen ka fituar me rezultatin 4-2 takimin e javës së 22-të të Bundesligës gjermane, duke mos iu ndarë Dortmundit të vendit të dytë.

Vendasit ishin ata që patën performancë më të mirë, por me diferenca të vogla. Kjo sfidë vijoi me barazim pa gola deri në minutën e 41’, kur Diaby do t’i jepte avantazhin momental ekipit të tij dhe do ta mbyllte këtë fragment me rezultatin 1-0.

Ndërsa vetëm 4 minuta pas fillimit të pjesë së dytë ishte Tomas ai që shënoi dhe i dha pak qetësi ekipit të Stuttgart. E shpejtë ishte kundëpërgjigja e Adli, i cili vetëm 3 minuta më pas shënoi dhe i dha sërish avantazhin vendasve.

Kjo ndeshje vijoi me tentative të vazhdueshme nga të dy ekipet, por pa mundur të realizonin deri në minutën e 86’, moment kur Wirtz i dhuroi golin e tretë skuadrës së Bayer Leverkusen.

Stuttgart reagoi shpejt, duke shënuar në të 88’ më anë të Tomas, që njëkohësisht realizoi dopietë, por sërish ishte në disavantazh, me një gol më pas. Minuta e 90’ vulosi fatin e kësaj sfide, me Schick që shënoi golin e katër për vendasit dhe u dhuroi fitoren 4-2.

Pas kësaj përballje Bayer Leverkusen qëndron në vend të tretë të renditjes së Bundesligës me 41 pikë, teksa Stuttgart renditet në pozicion e 17-të me 18 pikë të grumbulluara në 22 ndeshje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency