Kategoria Superiore

Poker i kroatit Aralica, Vllaznia shfryn në miqësoren ndaj Besës

Pas dështimit të beftë në Superkupën e Shqipërisë ndaj Teutës, Vllaznia ka shfryrë në miqësoren ndaj besës së Kavajës, pasi ia doli të dërgojë topin plot 9 herë në rrjetë, në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në “Loro Boriçi”.

Sulmuesi kroat Aralica ishte protagonist absolut i shkodranëve, pasi shënoi plot 4 herë, ndërsa në listën e golshënuesve shënuan emrin edhe Liridon Latifi, Kalaja, Kaina dhe fantazisti Mustedanagiç që shënoi dy herë.

Ndeshja nisi vrullshëm për shkodranët, që shënuan dy herë në pjesën e parë dhe humbën disa mundësi të tjera, ndërsa 45-minutëshi i dytë pa një Besë të shthurur në fushë dhe kuqeblutë dërguan topin në rrjetë edhe 7 herë të tjera.

Kur ka mbetur vetëm një javë nga starti i kampionatit, Vllaznia dërgon një tjetër sinjal se është në top formë dhe gati për të synuar titullin kampion, një objektiv që u sfumua vetëm falë golavarazhit sezonin që lamë pas.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency