Champions League

Pokeri i golave nuk i mjafton Romës, Liverpooli në finale me Realin

Asnjë surprizë në gjysëmfinalen e kthimit mes Romës dhe Liverpoolit. The Reds  edhe pse pësuan humbjen e parë në këtë sezon të Champions League, pikërisht në Olimpico të Romës arritën të prenin biletën e finales së madhe të Kievit ku do të kenë përballë kampionët në fuqi të Europës, Realin e Madridit. Në kryeqytetin italian skuadra e Eusebio Di Francescos nuk arriti të realizonte një tjetër përmbysje historike si ajo ndaj  Barcelonës edhe pse ja doli të fitonte me shifrat 4-2, por falë suksesit 5-2 në ndeshjen e parë dhe me rezultat të përgjithshëm 7-6, Liverpooli avancoi më tej. Nisi keq sfida për Romën me Nainggolan që bëri një gabim të rëndë duke i dhuruar topin Firminos i cili shërbeu për Mane që nuk fali duke mposhtur Alisson dhe duke i dhënë epërsinë skuadrës së Klopp që në minutën e 9-të. Por në të 15-ën erdhi edhe barazimi i vendasve falë një autogoli të çuditshëm të Milner në mënyrë rokamboleske. Megjithatë një tjetër gafë këtë herë nga Dzeko i dha mundësinë holandezit Wijnaldum të kalonte sërish në epërsi The Reds. Shtylla i mohoi golin El Sharaaëy-it në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit u pa në fushë një tjetër Romë. Dzeko barazoi shifrat në të 52-ën ndërsa më pas skuadra e Di Francescos humbi një more me raste ndërsa iu mohua dhe një penallti e pastër pas një prekjeje të Robertson me dorë brenda zone. Në fund në harkun e 7 minutave nga 86-ta në të 93-ën, Roma shënoi dy gola me Nainggolan por nuk kishte më kohë dhe vërshëllima e gjyqtari slloven Damir Skomina i dha jetë festës së Liverpoolit që preku finalen e Championsit dhe tashmë do të masë forcat në Kiev me Realin e Madridit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency