Legjionarët

Polaku i Southampton impresionohet nga Broja: Bëhet më i mirë ditë pas dite!

Armando Broja është duke shkëlqyer në një nga kampionatet më të fortë në botë siç është Premier League. 20-vjeçari pjesë e Southampton (në formën e huazimit nga Chelsea), ia ka dalë të bëhet lider i “Shenjtorëve” teksa ka realizuar katër gola në kampionat dhe dy në Kupë.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Këto statistika kanë detyruar trajnerin Hasenhuttl ta konsiderojë shqiptarin si titullar të skuadrës, teksa sulmuesi kuqezi ka fituar edhe respektin e shokëve të skuadrës.

Së fundmi, Jan Bednarek ka folur mbi futbollistin e kombëtares së Shqipërisë, ndërsa thekson se Broja bëhet më i mirë nga dita në ditë.

“Broja ka një të ardhme të shkëlqyer para tij, është një lojtar i madh dhe po mëson me shpejtësi.

Pati disa vështirësi në fillim në lidhje me përshtatjen në skuadër, por edhe me kampionatin pasi Premier League ka një intensitet shumë të lartë.

Por, ia ka dalë shumë mirë dhe këtë mund ta shohim ndeshje pas ndeshje pasi Broja përmirësohet ditë pas dite. Ka një të ardhme të madhe para tij”, u shpreh polaku i Southampton.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency