Futboll

Polemika e portierit te Chelsea-t: Po të luaja me Francën, do të më përjashtonin nga gara për Topin e Artë?

Portieri senegalez i Chelsea-t, Mendy, ka reaguar në mënyrë polemizuese për përjashtimin e tij nga lista e kandidatëve për fitimin e “Topit të Artë”.
Historia e tij i ka prekur të gjithë, veçanërisht pas suksesit në Champions League me Chelsea-n. Prej disa muajsh Edouard Mendy ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të bluve të Londrës. Një portier që përveçse transmeton sigurinë e duhur, ka kryer disa pritje vendimtare, por ai nuk figuron në listën e pretendentëve për trofenë prestigjioz.

“Përjashtimi nga lista e kandidatëve për Topin e Artë? Është diçka që më shtyn të përmirësohem dhe të punoj, por sinqerisht e pyes veten pse nuk jam aty”, – ka shpjeguar “gardiani” për “Canal Plus”.

Lojtarë të tjerë si Mané apo Koulibaly janë shprehur se kanë mbetur të zhgënjyer për mungesën e disa lojtarëve afrikanë në garë për këtë çmim.
Megjithatë, senegalezi shkoi më tej, duke përmendur një rast shumë specifik, në të cilin ai mund të kishte qenë pjesë e listës.

“Po të kisha luajtur për Francën në Kampionatin Europian, a do të bëhej ky debat?

Mendy nuk është as i pari dhe as i fundit i përjashtuar në nga gara në historinë e Topit të Artë, por në vitin kur Chelsea fitoi Championsin, mungesa e tij është e rëndë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency