Formula 1

Polemikat në garën finale, organizatorët e F1 ndryshojnë rregulloren e makinës së sigurisë

Sezoni i kaluar i Formulës 1 pa të shpallet kampion Max verstappen, me një triumf të çmendur në garën e fundit në Abu Dhabi, ku polemikat ishin të shumta pikërisht në lidhje me menaxhimin e përdorimit të makinës së sigurisë.

Lewis Hamilton, që kishte dominuar garën dhe ishte pranë titullit kampion, u parakalua vetëm në xhiron e fundit, pasi u befasua nga vendimi i drejtuesve për të hequr makinën e sigurisë dhe për të lejuar parakalimet.

Drejtori i garave, Michael Masi ishte ai që pagoi për polemikat e shumta, pasi u shkarkua nga detyra, ndërsa bordi i organizatorëve të Formulës 1 kanë menduar të shmangin polemikat, duke ndryshuar edhe rregulloren e përdorimit të makinës së sigurisë.

Sezoni i ri i Formulës 1 do të startojë në Bahrein më 20 mars, teksa drejtuesit synojnë që me aplikimin e rregullores së re, të mos ketë vend për interpretime të ndryshme dhe në këtë mënyrë të shmangen polemikat.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency