Polemikat për makinën e sigurisë në Abu Dhabi, F1 mendon për një drejtor të ri garash
Pas polemikave në garën finale në Formulës 1, në Abu Dhabi, ku u shpall kampion bote piloti Max Verstappen i Red Bull, organizatorët e këtij sporti po mendojnë për një drejtor të ri garash, që do të marrë vendin e Michael Masi.
Bordi drejtues i formulës 1 është mbledhur për të analizuar pikërisht garën e fundit të sezonit të kaluar dhe mbi të gjitha mënyrën si është menaxhuar makina e sigurisë në pistë, për të vendosur nëse do të vazhdojnë me Masin apo jo.
Konfirmimi ka ardhur edhe nga Peter Bayer, i emëruar rishtazi si drejtues i F1-shit, i cili ka deklaruar se Masi ka bërë një punë të shkëlqyer si drejtor garash, por ka lënë të hapur mundësinë e një ndryshimi në atë pozicion.
“Michael bëri një punë fantastike në shumë drejtime dhe ne ia kemi thënë këtë. Megjithatë I kemi bërë të qartë gjithashtu që mund të sjellim një drejtor të ri garash për sezonin e ri. Jemi në fazë diskutimi dhe shumë shpejt do të kemi një vendim”, deklaroi Bayer.
Sezoni që lamë pas u mbyll me mjaft polemika, pasi Lewis Hamilton ishte shumë pranë titullit të tetë kampion bote, megjithatë në xhiron e fundit makina e sigurisë doli nga pista dhe nga kjo përfitoi Max Verstappen që e parakaloi pak metra para finishit dhe i rrëmbeu trofeun.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



