Itali

“Populli i Ukrainës kërkon paqe”, video-mesazhi i Shevchenko në derbin Milan-Inter

Derbi i Maddoninës, Milan-Inter, i vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë ka nisur me një mesazh të legjendës së “Djallit”, Andriy Shevchenko. 45-vjeçari ka dërguar një video-mesazh në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Trajneri i Genoas ka bërë thirrje për paqe dhe ka theksuar se vendi i tij nuk do luftë.

“Populli i Ukrainës kërkon paqe, sepse paqja nuk ka kufi. Një përqafim për të gjithë” -tha ai.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në ditët e fundit të muajit shkurt dhe shumë persona kanë humbur jetët, teksa të shumtë kanë qenë sportistë që kanë reaguar në lidhje me këtë situatë dramatike.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency