Futboll

Portieri 16-vjeçar ukrainas gjen strehë në Vlorë, nis stërvitjen me Flamurtarin

Flamurtari bëhet skuadra e parë shqiptare që hap dyert për futbollistët ukrainas, të larguar nga vendlindja e tyre për shkak të agresionit rus. Klubi vlonjat, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ka zbuluar se portieri 16-vjeçar, Bogdan Kalinichenko, do të stërvitet me ekipin kuqezi deri në përfundim të luftës. Foto e publikuara nga Flamurtari F.C tregojnë se gardiani i ri ukrainas ka nisur tashmë stërvitjen me shpresën se do të kthehet shumë shpejt në kryeqytetin Kiev, te skuadra Dush 26.

Federata Shqiptare e Futbollit, në Asamblenë e 2 marsit, në emër të të gjithë komunitetit të këtij sporti në Shqipëri shprehu solidaritetin me popullin ukrainas duke kujtuar se është gjatë gjithë kohës në kontakt me Federatën Ukrainase për të bërë të mundur pritjen dhe strehimin në Shqipëri të disa familjeve të futbollistëve.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency