Merkato

Portieri 80-milionësh nuk bind, Chelsea hedh sytë te “gardiani” i Udineses

Rendimenti I spanjollit Kepa Arrizabalaga, i cili i ka kushtuar Chelsea jo pak, por plot 80 milionë euro, nuk po arrin të përshtatet me ambientin, aq sa trajneri Lampard ndeshjet e fundit e ka ulur në stol 25-vjeçarin.

Pikërisht paraqitja e dobët e spanjollit ka detyruar drejtuesit e klubit anglez të nisin nga puna për të siguruar një tjetër portier për sezonin e ardhshëm.

Në krye të listës së “bluve” të Londrës, ndodhet portieri i Udineses, Juan Musso, i cili ndiqet me interes edhe nga Interi që e konsideron pasuesin ideal e Samir Handanovic. Për ta lënë të lirë futbollistin, drejtuesit e Udineses kërkojnë jo më pak se 30 milionë euro.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency