Portieri Bekaj kualifikon Prishtinën pas goditjeve të penalltive
Kalifikim dramatik i Prishtinës në Digitalb Kupën e Kosovës. Skadra kryeqyetetase, e drejtuar nga Mirel Josa, në rrethin e dytë arriti të mposhtte vetëm pas goditjeve të 11-metërshave Drenicën në “Bajram Aliu”, teksa koha e rregullt dhe dy pjesët shtesë me nga 15 minuta secila përfunduan në barazim pa gola. Heroi i Prishtinës ishte portieri Visar Bekaj, që arriti të priste 2 nga gjashtë penalltitë e ekzekutuara, ndërsa Ymeri i Drenicës arriti vetëm një herë të ndalte topin që të mos tundte rrjetën.
Lushtaku ishte i pari që gaboi për Drenicën, por pritja nga Ymeri e goditjes së Pevqelit në serinë e 4-t ktheu baraspeshën në 3-3. Pasi shënuan Dajaku për Drenicën dhe Dallku për Prishtinën, gaboi në Serinë e 6-të Tahiri, ndërsa goditja e saktë e Hasanajt të Prishtinës kualifikoi skuadrën e Josës. Kalon në raundin tjetër edhe Flamurtari, që mposhti 0-1 KEK-un.
Digitalb Kupa e Kosovës (rrethi i dytë)
Drenica – Prishtina 0-0 (4-5 pas penalltive)
KEK-u 0-1 Flamurtari 0-1
Sharri 2-2 Gjilani (2-6 pas penalltive)
Bashkimi (K) -Vëllaznimi 0-4
Istogu – Ramiz Sadiku 3-1
Drenasi – Ballkani 0-1
Dukagjini -Arbëria 3-1
Lugu i Baranit – Liria 0-11
Vllaznia (P) – Besa 1-2
Ferizaj-Vllazëria (Zh) 6-2
Fushë Kosova – Onix 3-2
Kika – Vushtrria 2-0



