Portieri gjerman ndërron lagje, por mbetet në Londër
Portieri gjerman, Bernd Leno, ka ndërruar lagjen në Londër. Ish-“gardiani” 30-vjeçar i Arsenalit ka nënshkruar për Fulhamin për 3 milionë stërlina plus 5 në variabla. Këto shpërblime do të sigurohen nëse klubi arrin të sigurojë qëndrimin në Premier League gjatë dy sezoneve të ardhshme dhe nga numri i ndeshjeve të luajtura nga gjermani.
Bernd Leno numëron 101 ndeshje në Premier me fanellën e Arsenalit që nga viti 2018 kur iu bashkua “Topçinjve”. Ng viti 2016 numëron 9 ndeshje edhe me përfaqësuesen e Gjermanisë.
Switching up to West London. 😏#SPLENDID | #FFC pic.twitter.com/KQRXfEPWFP
— Fulham Football Club (@FulhamFC) August 2, 2022



