Merkato

Portieri i Romës mes Premier League-s dhe Turqisë

Pasi afruan Pau Lopez nga Real Betis, drejtuesit e Romës mendojnë të sistemojnë portierin Robin Olsen. Përveç Watfordit, për portierin suedez kanë shfaqur interes edhe turqit e Fenerbahces, por 29-vjeçari pëlqen më tepër një transferim në Premier League.

Robin Olsen u transferua verën e kaluar nga Copenhagen për 9 milionë euro, duke u vlerësuar nga verdhekuqtë si zëvendësuesi i Alisson Becker, që kaloi te Liverpooli. Por portieri i kombëtares së Suedisë asnjëherë nuk iu afrua nivelit të brazilianit, duke bërë që në pjesën e dytë të sezonit të kaluar të humbiste edhe vendin e titullarit, të zënë nga veterani Mirante.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency