Kosovë

Portieri i Tiranës dhe ish-sulmuesi i Shpresës së Shqipërisë thirren nga Kosova

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka publikuar listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet miqësore që “dardanët” do të luajnë në fund të këtij muaji ndaj Burkina Fasos, më 24 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe ndaj Zvicrës, në 29 mars, me në Zyrih. Trajneri francez ka grumbulluar portierin e Tiranës Visar Bekaj, ndërsa në listë është dhe Emir Sahitit. 23-vjeçari ka qenë pjesë e Shpresave të Shqipërisë, por ka vendosur që të bëhet pjesë e Kosovës, që ka bërë një hap konkret duke i dërguar një ftesë për në skuadrën e parë.

Bie në sy mungesa e Besar Celinës, i cili ka preferuar që të qëndrojë në klubin e tij Ipswich Town. Arbër Zeneli po ashtu nuk është në listën e Kosovës, me sulmuesin i cili po kalon një tjetër shqetësim fizik, që do ta mbajë jashtë fushave të lojës. Ndeshjet e këtij muaji do të jenë të parat për trajnerin Alain Giresse, i cili synon të përgatisë skuadrën për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve dhe kualifikueset e Kampioantit Evropian.

Në gjashtë ndeshjet e fundit nuk Kosova ka marrë vetëm 2 barazime ndërsa ka pësuar dhe 4 humbje, me fitoren e fundit që daton në 2 shtator ndaj Gjeorgjisë në kualifikueset për Kampionatin Botëror.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency