Merkato

Porto zgjedh portierin gjerman si pasues të Iker Casillas

Iker Casillas nuk do të luajë, më për shkak të problemeve në zemër, ndaj prej kohësh drejtuesit e Portos janë në kërkim të portierit të ri për skuadrën. Buffon, që ishte në krye të listës, preferoi rikthimin tek Juventusi, ndërsa tani emri i përzgjedhur është Kevin Trapp.

“Gardiani” gjerman, që sezonin e kaluar u huazua tek Eintracht Frankfurti, ka eksperiencën e duhur, sipas drejtuesve, dhe do të ishte pasuesi ideal i Casillasit, ndërsa transferimi i tij favorizohet edhe nga fakti që 29-vjeçari ka vetëm një vit kontratë të mbetur me Paris Saint Germain.

Duke mos pranuar rinovimin, drejtuesit janë të detyruar të pranojnë ofertën 5 milionë euro nga Porto, plus bonuset, në varësi të rezultateve të skuadrës së tij të ardhshme.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency