Nations League

Portugali-Holandë finalja e Nations League, Anglia vetëvritet ndaj portokallinjëve!

Do të jetë Portugali-Holandë finalja e madhe e Ligës së Kombeve që do të zhvillohet në Oporto të dielën.  Pas luzitanëve siguroi kualifikimin për në finalen e këtij kompeticioni edhe Holanda e Ronald Koeman që në Guimaraes mposhti 3-1 me përmbysje pas kohës shtesë, Anglinë e Gareth Southgate. Holanda zbriste në fushë me më të mirët ndërkohë që trajneri i tre luanëve kishte lënë në stol të gjithë lojtarët që luajtën në finalen e Champions League.

Një gabim i De Ligt i dha mundësinë Anglisë të fitonte një 11-metërsh që e kthehu në gol Rashford, me pjesën e parë që u mbyll me avantazhin e ishullorëve. Reagimi i holandezëve nuk mungoi dhe në minutën e 73-të, de Ligt shleu gabimin duke realizuar me kokë golin e barazimit 1-1. Në shtesë Holanda ishte më kërkuese dhe falë autogolit të Ëalker dhe finalizimit të Promes pas gafës së Barkley, arriti ta mbyllte ndeshjen me fitoren 3-1, duke prekur finalen e parë historike të Nations League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency