Merkato

Portugezi Nani largohet nga Italia, prezantohet në një tjetër klub

Lusi Nani do të jetë pjesë e futbollit australian duke nisur nga edicioni i ri. Melbourne Victory ka prezantuar portugezin, duke specifikuar se ai do të jetë pjesë e klubit për dy sezonet e ardhshme.

Në prezantimin e bërë Nani konsiderohet si një legjendë portugeze, ndërsa veçohet eksperienca e madhe që ai ka në Premier League me Manchester United, por dhe me skuadra si Sporting Lisbona, Fenerbahce, Valencia, Lazio, Orlando City dhe kombëtaren e Portugalisë me të cilën ka fituar dhe titullin kampion Europe. Në sezonin e fundit, Nani ishte pjesë e Venezia në Itali.

Krahas kampionatit Europian, Nani ka fituar dhe Champions League me Manchester United. 35-vjeçari ka shumë eksperiencë dhe do të provojë që të lërë shenjë dhe në një tjetër kontinent.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency