Kategoria Superiore

Post-Europa, Laçi ndërhyrje emergjente në merkato

Pas suksesit në Europë me kalimin e një turi Laçi kthen vëmendjen nga kampionati. Kurbinasit ende nuk janë gati, pasi për momentin kanë një grup të cunguar futbollistësh për të ndërtuar një formacion pretendent. Presidenti Laska i ka premtuar trajnerit të ri Artan Mërgjyshi ndërhyrje në merkato, ku sytë janë hedhur nga tregu i huaj.

Afrimet e Sebastian Toros dhe Jon Mersinajt nuk do të jenë të fundit. Mësohet se nga Laçi është larguar kroati Vice Kendes, i cili nuk ka bindur trajnerin Artan Mërgjyshi, duke e mbyllur aventurën me bardhezinjtë me një kualifikim në Europë, ku ishte titullar në 4 ndeshjet e zhvilluara.

Kendes nuk është i vetmi që largohet nga kurbinasit. Superkupa pritet të jetë sfida e fundit për sulmuesin Myrto Uzuni, për të cilin nuk mungojnë ofertat, me klubin që përveç të ardhurave nga Europa pritet të mbushë arkat edhe me transferimin e talentit beratas.

Laçi është në emergjencë në të gjitha repartet, pasi kërkohet një tjetër qendërmbrojtës, duke qënë se gjatë sezonit do të ketë dëmtime dhe skualifikime, mesfushorë anësorë e veçanërisht një sulmues që të garantojë golat. Sezonin e kaluar kurbinasit kishin në sulm Reginaldon që në përfundim të sezonit regjistroi 18 gola të shënuar, për këtë arsye drejtuesit kërkojnë një futbollist në lartësinë e tij. Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për kompletimin e skuadrës, e cila këtë vit kërkon të sigurojë sërish Europën.

 

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency