Lajme

Postoi foto nga palestra, ndahet papritur nga jeta ish-ylli i WWE!

Vetëm një ditë pasi kishte postuar një foto nga palestra duke theksuar se ishte rikthyer në formë, ish-ylli i WWE, Sara Lee u nda në mënyrë të papritur nga jeta në moshën 30-vjeçare. Ka qenë e ëma e atletes e cila ka lajmëruar për ndarjen nga jeta të vajzës së saj ndërsa theksoi se nuk dihen shkaqet e vdekjes duke shtuar se janë të shokuar nga ngjarja.

“Me zemër të thyer njoftojmë se Sara tashmë është bashkuar me Jezusin, jemi të gjithë të shokuar dhe nuk mund të themi shumë për shkakun e ndarjes nga jeta. Kërkojmë që të respektohet fatkeqësia që po përjeton familja jonë. Lutemi për bashkëshortin dhe fëmijët e saj”, shkruan e ëma e Sara Lee në rrjetet sociale.

Lee ishte e martuar me Cory Weston i cili ishte gjithashtu pjesë e sportit të wrestling teksa çifti kishte tre fëmijë

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency