Champions League

Potter me tre mungesa në “San Siro”, por optimist për një tjetër fitore

Pas fitores bindëse 3-0 të mërkurën e javës së kaluar, Chelsea do të kërkojë një tjetër sukses përballë Milanit, këtë herë në “San Siro”, ku mund të hedhë një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën e 1/8-ave.

Trajneri Graham Potter ka bërë publike listën e futbollistëve që do të marrë me vete në Milano, ku bie në sy mungesa e N’golo Kante, mbrojtësit francez Fofana dhe ajo e marokenit Hakeem Ziyech.

Në konferencën e zakonshme për shtyp, trajneri i bluve të Londrës nuk dha indikacione mbi formacionin e mundshëm, por deklaroi se ka opsione mjaft të mira në dispozicion dhe u shpreh optimist për një tjetër sukses.

“Në Londër dominuam dhe fituam, por në “San Siro” na pret një tjetër ndeshje, shumë më impenjative, pasi do të kemi kundër edhe një stadium të tërë. Gjithsesi ne jemi Chelsea dhe duhet të fitojmë, për të mos rrezikuar kalimin në fazën tjetër. Kemi me vete thuajse të gjithë grupin dhe Thiago Silva është në formë. Kam disa opsione për sulmin, pasi është rikuperuar edhe Havertz, por nuk dua të zbuloj më shumë për formacionin”, u shpreh Potter.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency