Prag Shqipëri-Andorra/ “Tifozë” të veçantë nga UEFA në “Air Albania”, zbulohet misioni
Shqipëria luan sonte në mbrëmje ndeshjen e fundit të fazës eliminatore të Botërorit Katar 2022. Kuqezinjtë e Edi Rejës përballen me Andorrën në “Air Albania” (20:45), sfidë që duhet fituar me çdo kusht.
Për të reaguar pas disfatës 5-0 ndaj Anglisë në “Wembley” dhe për ta mbyllur si forcë e tretë në grupin I me 18 pikë, rekord në histori.
Tifozët do të mungojnë për shkak të dënimit që kemi marrë pas ndeshjes me Poloninë. UEFA ka dërguar një delegacion që do vëzhgojë imtësisht organizimin e një ndeshje në stadiumin tonë kombëtar.
Finalja e kompeticionit të ri të Conference League, do të zhvillohet vitin e ardhshëm në “Air Albania”, dhe vizita e zyrtarëve të qeverisë europiane të futbollit lidhet me situatën në stadium.
Ata do të jenë të vëmendshëm ndaj çdo detaji dhe në fund do të lënë porositë e tyre në lidhje me përgatitjet për organizimin e eventit të madh.



