Serie A

Prandelli e ka me arbitrin: Si mund të mos e japësh një penallti të tillë!

Pas barazimit në debutimin e tij në stolin e Genoas, Cesare Prandelli provoi edhe shijen e humbjes, teksa kuqeblutë u mposhtën nga Roma me rezultatin 3-2.

Një fitore shprese dhe qetësie kjo për verdhekuqtë, por edhe për trajnerin Di Francesco, e ardhmja e të cilit ishte në pikëpyetje prej javësh.

Gjithsesi festa nuk mund të jetë e plotë, pasi menjëherë kanë shpërthyr polemikat dhe protagonist ka qenë Prandelli, i cili ka ngritur zërin për një 11-metërsh të padhënë për skuadrën e tij.

Bëhet fjalë për një episot me sulmuesin veteran maqedonas, Goran pandev, Ii cili kërceu për të gjuajtur me kokë, por Florenzi e shtyu me të dyja duart, duke i hequr mundësinë e një goditjeje të qetë dhe të saktë.

Gjithsesi për çudi, jo vetëm arbitri në fushë që e cilësoi të rregullt, por edhe VAR-i nuk ndërhyri, duke lënë që loja të vijonte dhe duke u hapur udhë polemikave.

“Jemi të zhgënjyer, pasi ishte një penallti shumë e qartë, faull me duar e me këmbë. Nuk arrij ta kuptoj se si nuk u dha ajo penallti. Ne kemi bërë shumë gabime teknike, por fati i takimit u vendos nga ato arbitrare. Nuk mund ta kuptoj se pse nuk Ii shohin mirë situatat”, deklaroi Ii zhgënjyer Prandelli.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency