Prapaskena/ Si e detyroi Icardi “baxhanakun” të flinte në makinë
Momente të tjera pikante rreth tradhtisë së Mauro Icardit po zbulohen dita-ditës nga shtypi argjentinas. Natën pasionante, sulmuesi i PSG-së dhe China Suarez, personazhi që ka bërë të irritohet Wanda Nara, e kanë kaluar në një hotel luksoz, në Paris.
Gjithçka ka ndodhur falë ndihmës së Jakob Von Plessen, që është i dashuri i Zaira Narës, motrës së Wandas:
“Ajo që do t’ju them nuk e dine as Wanda dhe as Zaira: Jakob përfundoi duke fjetur në makinë për të mbuluar Mauron,” – zbuloi Yanina Latorre gjatë programit televiziv “Los ángeles de la mañana”. – “Ai kishte frikë nga Zaira dhe nuk guxoi të shpenzonte qoftë një euro për të qëndruar në hotel. Kur atë fundjavë Zaira dhe Wanda u nisën për në Milano, China mbërriti në hotelin “Le Royal Monceau” në një dhomë që Mauro e kishte rezervuar në emër të tij. Nuk e di nëse ai e pagoi vetë apo ia pagoi PSG. Meqenëse shtëpia e Wandas në Paris është plot me kamera, ajo do ta kishte kuptuar nëse ai (Jakob Von Plessen) do të kthehej vetëm…”.




