Futboll

Precedenti “Panama”, Infantino: VAR-i, që në “Rusi 2018”

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, duke iu referuar golit fantazmë që e ndihmoi Panamanë të kualifikohej për herë të parë në histori në finalet e një botërori, theksoi edhe një herë nevojën e përdorimit të teknologjisë VAR.

“Jemi gati për ta zbatuar, nuk ka asnjë të dhënë negative në testet që kemi kryer. Kur e gjithë bota sheh një gabim në pak sekonda dhe i vetmi që nuk e vë re është arbitri, atëherë duhet hedhur një hap para. Edhe gjyqtarët janë qenie njerëzore, por kur këto gabime ndikojnë për gjëra kaq të rëndësishme, skurse ndodhi në kualifikueset e Kupës së Botës, duhet të bëjmë dicka.”

Numri një i futbollit botëror kërkon ta përfshijë VAR-in që në finalet e “Rusi 2018.”

“Jemi gati ta zbatojmë që në botërorin e e ardhshëm. Sa herë që është përdorur deri tani, vetëm impakt pozitiv ka patur: ka konfirmuar vendimin e arbitrit, kur ka qenë i drejtë, ose e ka korrigjuar. Objektivi i VAR-it nuk është të korrigjojë detaje të vogla.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency