Predha e Celinës nuk mjafton, City përmbys Swansean për 20 minuta
Pas goleadës ndaj Schalke 04 në Ligën e Kampionëve, Manchester City ka siguruar sot kalimin në gjysmëfinalet e FA Cup, në Angli.
Të besuarit e Guardiolës u përballën në çerekfinale me Swansean, sfidë të cilën e luajtën në transfertë, por në fund arritën ta fitojnë me rezultatin 2-3.
Takimi nisi mjaft mirë për vendasit, që fillimisht me Grimes nga pika e penalltisë dhe më pas me Bersant Celinën, siguruan avantazhin e dyfishtë.
Megjithatë “Citizzens” reaguan fuqishëm në 45-minutëshin e dytë dhe arritën të shënojnë plot 3 gola, me Bernardo Silvën, Agueron dhe autogolin e Nordfeldt, duke avancuar në gjysmëfinale.



