Bundesliga

Prej tre vjetësh te Leipzigu, rekordi unik i portierit 36-vjeçar

Leipzigu u rikthye në vendin e katërt në Bundesligë pasi mundi pa probleme 4-0 Augsburgun në “Red Bull Arena”. Andre Siva zhbllokoi rezultatin në pjesën e pare, ndërsa në fraksionin e dytë Nkunku shënoi dy herë, para se t’i jepte mundësinë Forsbergut për të shënuar dhe golin e katërt me penallti. Leipzigu duhet të marrë fitoren në javën e fundit me Arminia Bielefeldin për të ruajtur vendin e katërt e për të marrë pjesë në Champions sezonin e ardhshëm.

Nga kjo përballje mund të veçohet aktivizimi i  portieri Tschauner. 36-vjeçar u aktivizua në minutën e 88-të pasi do të luante ndeshjen e fundit me Leipzigun. Portierit i dhanë shiritin e kapitenit dhe të gjithë tifozët u ngritën në këmbë për ta përshëndetur. Gjithçka në rregull deri këtu, por kjo nuk ishte vetëm ndeshja e tij e fundit me skuadrën ku është pjesë prej tri edicionesh, por dhe takimi i tij i parë. Diçka e rrallë për një lojtar që nuk kishte luajtur asnjë minutë të vetme në asnjë kompeticion për tri sezonet e që ishte pjesë e këtij ekipi dhe të parin aktivizim e gjen në ndeshjen e tij të fundit. Sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e stafit teknik si trajner portierësh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency