Prekazi: Ndaj Shqipërisë, me krenari dhe përgjegjësi
Trajneri Rafet Prekazi si dhe mbrojtësi Lirim Kastrati dolën në konferencë për shtyp për të folur për përballjen e Shpresave të Kosovës me Shqipërinë në kuadër të kualifikueseve të Europianit. Prekazi e cilësoi këtë ndeshje si mjaft të rëndësishme duke e ditur se fitorja në këtë rast do të mbante gjallë shpresat e “Dardanëve” 21-vjeçarë për një kualifikim të mundshëm.
“Sa i përket ndeshjes me Shqipërisë është ndeshja e radhës, i kemi disa probleme me lojtarët tanë. Si në çdo ndeshje edhe në këtë takim do të shkojmë të luajmë me krenari dhe përgjegjësi të madhe.”
Kastrati e cilësoi një përballje të veçantë, mirëpo shpreson që në fund të arrijë një rezultat pozitiv.
“Mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë, jemi të gjithë shqiptarë dhe sigurisht do të jetë një ndeshje pak më ndryshe se këto ndeshjet tjera, mirëpo shpresojmë në rezultat pozitiv”.
Ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë luhet me datën 15 tetor.



