Featured

Premier League/ Arsenal i shënon katër gola Chelseat, Everton shmang humbjen në fund (VIDEO)

Arsenal mori një fitore shumë të rëndësishme teksa mposhti në transfertë Chelsean me rezultatin 2-3. Topçinjtë gjetën shpejt rrugën e rrjetës me anë të Nketiah i cili në minutën e 13 nuk gaboi përballë portierit Mendy. Megjithatë, Blutë e Londrës reaguan shpejt dhe me anë të një goditje të Werner rikthyen baraspeshën. Nga ana tjetër, ishte talenti Smith Row që gëzoi të tijtë me golin e dytë i asistuar nga Odegard. Një aksion i nukur nga topçinjtë i finalizuar më së miri nga mesfushori i talentuar.

Gjithsesi, ashtu si në rastin e parë, Chelsea reagoi dhe barazoi me anë të Azpilicueta teksa mbrojtësi depërtoi bukur në zonën e topçinjve dhe devijoi topin në rrjetë me portierin Ramsdale që nuk mund të reagonte.

Por, Arsenal nuk e kishte thënë fjalën e fundit dhe në pjesën e dytë, ishte sërish Nketiah që ndëshkoi Chelsean. Këtë herë të besuarit e trajnerit Arteta ia dolën të ruanin avantazhin dhe në fund realizuan edhe golin e katërt me anë të Saka i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kështu, Arsenal merr tre pikë të arta për të vazhduar garën për zonën Champions duke u renditur aktualisht në vendin e pestë me 57 pikë, po aq sa edhe Tottenham i vendit të katërt, ndërsa Chelsea mbetet në vendin e tretë me 62 pikë. Në ndeshjet e tjera, Everton dhe Leicester barazuan me rezultatin 1-1, ndërsa Newcastle fitoi  minimalisht 1-0 ndaj Crystal Palace.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency