Premier League/ Zhgënjen Southampton i Brojës, Chelsea triumfon me “poker” golash ndaj Burnley
Janë mbyllur pesë nga takimet e raundit të 28-të të Premier League, me disa prej rezultateve që kanë qenë surprizuese.
Southamton ka dështuar në ndeshjen në transfertë ndaj Aston Villas, ndërsa është mundur me rezultatin 4-0. Golat për vendasit u shënuan nga Watkins në minutën e 9’, Luiz në minutën e 44’, Coutinho në minutën e 52’ dhe nga Ings në minutën e 54’. Të shumta ishin tentativat nga ana e ‘Saints” për të reaguar, por ky takim u dominua i gjithi nga Aston Villa. Ndërsa ndeshja në fjalë nuk mund të konsiderohet nga më të mira për yllin e kombëtares shqiptare, Armando Brojën, i cili nuk pati performancën e tij më të mirë. Pas këtij takimi Southampton renditet i nënti me 35 pikë, teksa Aston Villa në vend të 11 me 33 pikë të grumbulluara.
Nga ana tjetër Chelsea ka triumfuar në transfertë me “poker” golash ndaj Burnley. Deri në minutën e 47’ ndeshja vijoi të luhej pa gola, ndërsa ndryshimin “blutë” e Londrës e bën në këtë moment me James, teksa në minutën e 52’ Havertz dyfishoi rezultatin e ekipit, për ta trefishuar vetëm 3 minuta më pas. Golin e fundit për Chelsean e shënoi Pulisic, me Burnley që nuk ia doli të kundërpërgjigjej.
Pas këtij takimi Chelsea shkon në kuotën e 53 pikëve në vend të tretë, teksa Burnley vuan në pozicionin e 18-të me 21 pikë.
Newcatle vijon të marrë rezultate pozitive, duke fituar edhe ndeshjen e javës së 28-të kundër Brighton. Vendasit fituan me rezultatin 2-1, me golat që u shënuan brenda 2 minutave, të parin në minutën e 12’ që e realizoi Frases dhe të dytin, që u shënua në minutën e 14’ nga Schar. Golin e vetëm për Brighton e realizoi Dunk në minutën e 55’. Pas kësaj ndeshje Brighton renditet i 13-ti me 33 pikë, teksa Newcastle renditet një pozicion më pak me 28 pikë.
Norwich është mundur në shtëpi me rezultatin 1-3 nga ekipi i Brentford. Golat për miqtë i realizoi Toney në minutën e 32’, 52’ dhe të 58’. Teksa për “kanarinat” golin e shënoi Pukki në minutën e 90+2’. Pas kësaj jave Norwich qëndron në vend të fundit me 17 pikë, ndërsa Brentford qëdron në vend të 15-të me 27 pikë.
Wolves janë mundur me rezultatin 0-2 në shtëpi nga Crystal Palace. Golat u shënuan nga Mateta në minutën e 19’ dhe Zaha në minutën e 34’. Pas këtij takimi Wolves renditen të 8-ët mje 40 pikë, teksa Crystal Palace qëndron në vend të 10-të me 33 pikë.



