Lajme

Premtimi i Messit: Nëse fitoj Botërorin, eci 50 km në këmbë!

Lionel Messi u jep fund një herë e mirë spekulimeve për lënien e Mauro Icardit jashtë Kombëtares së Argjentinës. “Pleshti” këmbëgul se nuk është në karakterin e tij të vërë veton për futbollistë të vecantë.

“Të gjitha ishin gënjështra, ndërsa e vërteta po del në shesh. Sidomos për raportimet se unë nuk e doja Icardin tek Argjentina. Nuk bën pjesë në sjelljen time vënia e kushteve të tilla. Mascherano, Di Maria apo Biglia nuk janë futbollistë dosido, është mungesë respekti ndaj meje, por edhe ndaj tyre, kur raportohet se vijnë në përfaqësuese sepse janë miqtë e mi. Të gjitha janë gënjeshtra”.

Për mungesën e Gonzalo Higuain, Messi dha këtë koment:

“Humbja me Gjermaninë në finalen në 2014-ën na dhemb të gjithëve. Higuain pati disa raste dhe për këtë arsye e kanë kapur më të. Pas kaq vitesh, jemi mësuar me kritika  të tilla. Nuk kam cfarë të saktësoj në lidhje me Dybalan. Kur është shprehur se nuk përshtatemi me njëri-tjetrin, e kam kuptuar atë që ka dashur të thotë që në momentin e parë.”

Në fund, një premtim i pazakontë i Messit, nëse fiton Kupën e Botës në Rusi.

“Nëse nga Rusia do të largohemi si kampionë, premtoj se do të shkoj në këmbë deri te Virgjëresha e San Nicolas, në Rosario.”

Bëhet fjalë për një rrugëtim 50 km i gjatë, nga një banesë që zotërohet nga “ylli” i Barcelonës, deri te vendi më i shenjtë i vendlindjes së tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency