Lajme

Premtimi i një talenti: Dua ta mbyll karrierën këtu, refuzova Cityn për Barcelonën

Nico Gonzalez është një nga talentet e shumtë e Barcelonës. Xavi ka në duar një brez fantastik lojtarësh, teksa po ia del të krijojë një miks fantastik midis tyre dhe “veteranëve”.

20-vjeçari spanjoll luan në mesfushë, ky është sezoni i parë që po luan me ekipin e parë dhe deri tani numëron 34 ndeshje dhe 2 gola në të gjitha kompeticionet.

Kontrata me klubin e zemrës i përfundon në vitin 2024. Palët po punojnë për rinovimin, me Nico Gonzalez që i premton dashuri të përjetshme Barcelonës, ndërkohë që zbulon edhe një prapaskenë nga e kaluara.

Do të takohem së shpejti me drejtuesit e klubit për të diskutuar rinovimin e kontratës time. Do të doja të qëndroja këtu gjithë jetën.

Në moshën 16-vjeçare refuzova një ofertë të Manchester City, pasi kam qenë gjithmonë tifoz i Barcelonës”, deklaroi Nico Gonzalez, autor i dy ndeshjeve me Spanjën U21.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency