Kategoria Superiore

Prenga: Bëjmë një hap para e tre pas, pikën e merituam

Përtej dhunës së pakuptimtë ndaj gjyqtarit, për 11-metërshin e dhënë në limitet e kohës së rregullt për Laçin, trajneri i kurbinasve u fokusua në “Gol pas Goli” te loja që zhvilluan të dyja skuadrat.

“Ekipi dha maksimumin dhe nuk u pajtua me humbjen. Me logjikë ose pa logjikë, morëm barazimin. Po luhet shumë pak futboll, pa cilësi. Objektivi? Kemi punuar diçka tjetër e po luajmë diçka tjetër. Është si të mbjellësh grurë e të korrësh misër. Mendon se ke bërë një hap para, por kthehesh 3 pas. Ekipi i ri nuk na lë të luajmë. S’jam i kënaqur me lojën. Ishte ndeshje e vështirë për ne.”

Ndryshim nga Laçi i Europës: “Ekipi nuk është i njëjti me atë që ka qenë në Europa League. 5-6 lojtarë sot ishin çuna të rinj. Nuk e kemi zëvendësuar dot Uzunin, as Hoxhallarin. Nuk besoj se Kamza e meriton më shumë se ne. Mund të bënim gol më përpara, me duele të fituara, jo me lojë. I dhamë vetes 2 mundësi, por nuk i realizuam. Fati ishte me ne. Sot i uroj djemtë për pikën. Luajtëm për një ekip që luftonte për jetë a vdekje, por ndeshja ishte korrekte nga minuta e parë në të fundit.”

Dhuna në fund: “Nuk kemi për çfarë të flasim. S’e kanë vendin në futboll. Nuk i pashë momentet. Për 95 minuta ka qenë ndeshje korrekte nga të dyja palët, si nga lojtarët si nga përfaqësuesit.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency