Kategoria Superiore

Prenga: Kastrioti na vuri në vështirësi, ramë në gjumë

Trajneri i Laçit, Besnik Prenga, u shfaq i pakënaqur ne lidhjen me “Gol pas Goli” pas përfundimit të takimit me Kastriotin, ku ekipi i tij mori vetëm një pikë.

Jeni i kënaqur me rezultatin?

Nuk mund të them se jam i kënaqur. E filluam lojën siç donim, por më vonë u vumë në gjumë. Bëmë një gabim, duhet të kishim zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë. Ishte një derbi mes dy vendesh fqinje. Kastrioti na vuri në vështirësi, por megjithatë jam i pakënaqur.

Pse nuk po prodhoni shumë në sulm?

Momentalisht jemi të penalizuar. Pasi sulmuesi më i mirë është i dëmtuar. Megjithatë, mesfushorët nëse nuk krijojnë raste nuk duhet t’ua hedhin fajin sulmuesve. Ishte një pikë e lodhur.

Atë që treguam ne në ndeshjen e kaluar e tregoi Kastrioti sot. Lojtarëve gabimet që u bënë do t’ua them nesër. Suksese Kastriotit, i uroj qëndrimin në Superiore.

Blerjet e reja ende nuk janë gati, pse?

Mendoj që mundohen të kapin ekipin, por janë shumë mbrapa. Janë shumë pas dhe nuk kanë marrë besimin tim, kur ta marrin do të luajnë më shumë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency