Kategoria Superiore

Prenga: Përgjegjësia ime, Luftëtari na mësoi si luhet

Trajneri i Laçit, Besnik Prenga, mori përgjegjësinë për humbjen e papritur me Luftëtarin.

“Nuk funskionoi asgjë, ra çdo gjë që në minutën e parë. Kundërshtari erdhi dhe tregoi më të mirën e vet, na mësoi atë që duhet të bënim. Përgjegjësinë  e mbaj unë. Çdo rezultat tjetër nuk do ta meritonim. Nuk mendoj se na vunë në gjumë, ne kemi shumë çuna të rinj në ekip. Lojtarët u përpoqën të bënin më të mjirë. Nuk na ka vënë në gjumë rezultati  1-5 i Luftëtarit javën e shkuar.”

Humbja një episod? Të shpresojmë që është vetëm një ditë e tillë. Ne kemi ekip që shënojmë pak. Kemi shumë çuna të rinj. Ne me ardhjen e këtyre përforcimeve, duhet të jemi më të qetë. Goli na dëmtoi, nuk kishim një lojtar që të na merrte për dore. Sot nuk krijuam asnjë rast, ishin shumë komponentë që nuk bëmë mirë. Kështu që nuk jam i zhgënjyer, me këtë rezultat.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency