Lajme

Presidenti Duka shpreh ngushëllimet për futbollistin që humbi jetën në Durrës

Futbollisti i Akademisë Shqiponja 2017, Anri Kashiku ka humbur jetën gjatë orëve të mesditës në Durrës, në tentativën për t’i shpëtuar jetën të vëllait dhe shokut të tij.

18-vjeçari pa të vëllanë dhe shokun e tij që po rrezikoheshin nga dallgët dhe u fut menjëherë, duke i shtyrë ata për në breg, por për fatin e tij të keq, nuk ia doli të kthehej vetë.

Për rastin ka reaguar edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, që ka shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale dhe e ka quajtur Kashikun një hero, pasi sakrifikoi jetën e tij, për të shpëtuar dy fëmijë, njëri prej të cilëve i vëllai.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency