Merkato

Presidenti i Bocas: De Rossi, pas disa ditësh në Argjentinë

“Bisedimet po zhvillohen falë Nicola Burdisos, Daniele De Rossi dëshiron ta mbyllë karrierën duke luajtur për Boca Juniors dhe në ditët e ardhshme do të udhëtojë drejt Argjentinës”.

Këto janë fjalët e presidentit të Boca Juniors, Daniel Angelici, për mediet e vendit të tij në kuadër të merkatos. Mësohet se ikona e Romës do të mbajë fanellën me numër 16. Nuk konfirmohet, në fakt, nga klubi argjentinas se në kontratën e De Rossit ka një klauzolë largimi që në muajin janar.

Në rrethinat e stadiumit mitik, “Bonbonera”, janë shfaqur banderolat për kampionin e botës me Italinë në vitin 2006, që i urojnë “mirëseardhjen”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency