Merkato

Presidenti i Galatasaray-t, i kënaqur me Yuto Nagatomo

Presidenti i Galatasaray, Mustafa Cengiz, gjatë një interviste foli për të ardhmen e Yuto Nagatomos, i cili aktualisht luan në huazim, pasi kartoni i tij zotërohet nga Interi. Numri një i turqve deklaroi se japonezi është shumë i lumtur në Stamboll dhe se dëshira e tyre është që ai të vazhdojë të qëndrojë në “Turk Telekom Stadium”. 69-vjeçari pohoi se ende nuk i kanë nisur bisedimet me Interin për blejren përfundimtare të 31-vjeçarit, pasi presin përfundimin e sezonit. Në fund, Cengiz u shpreh se beson se çdo gjë do të shkojë mirë dhe se do të arrijë akordin me italianët për qëndrimin në Turqi të Nagatomos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency