Presidentja e Ligës Franceze, letër UEFA-s: Tebas të ndalë sulmet, ose shihemi ne gjyq!
Presidentja i Ligës Profesioniste të Futbollit Francez, Nathalie Boy de la Tour, i ka dërguar një letër UEFA-s, nëpërmjet së cilës akuzon homologun e tij të Ligës Spanjolle, Javier Tebas, për deklaratat e tij rreth të ashtuquajturave “lojëra financiare” të PSG. “Këto deklarata, – shkruan Boy de la Tour në letrën që i është dërguar presidentit të UEFA-s, Ceferin, – janë ndërhyrje në funksionimin e Ligës Profesioniste dhe ofendojnë PSG dhe futbollin francez.” Boy de la Tour i është bashkuar protestës së Federatës Franceze të Futbollit, që i ka kërkuar Javier Tebasit të ndalë sulmet ndaj PSG, përndryshe, do të përballen në gjyq.



