Presidenti i WBC anëtarëson Shqipërinë: Dua të sjell ndeshje në Air Albania, premtoj më të mirën
Presidenti i World Boxing Council (WBC), Mauricio Sulaman ka vizituar Shqipërinë teksa ka bërë të ditur anëtarësin e Unionit të Boksit Shqipëtar në këtë organizatë ndërsa thekson se dëshiron të organizojë një ndeshje në stadiumin Air Albania pasi impianti i ka lënë një shije tejet pozitive.
“Ne do të bëjmë çmos që Tirana të jetë kryeqyteti i boksit në Shqipëri. Shoh të rinj që mund ta kenë atë brez të gjelbër me të artë. E gjelbra është shpresë. U premtoj se do të bëjë më të mirën time që të punojmë për trajnimin, të punojmë sëbashku.
Ne kemi nevojë për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët e sportit. Dua të jap një certifikatë të WBC për Shqipërinë që është një mirëseardhje. Objektivi im personal është që të sjell një ndeshje në stadiumin Air Albania. Është një stadium fantastik”, u shpreh Mauricio Sulaiman, President i WBC.
Ndeshja e radhës që organizon WBC është ajo e datës 18 qershor dhe në këtë event Shqipëria do të përfaqësohet me boksierin Amarildo Vraja.




