Featured

Presidenti zbret në fushë dhe sulmon trupën gjyqtare, arbitri anulon golin pas 23-minutash

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kategorinë maksimale të Nigerisë në ndeshjen mes Kano Pillars dhe Dakkada. Vendasit ishin duke fituar me rezultatin 1-0, teksa nëpërmjet një kundërsulmi pësojnë golin e barazimit në minutën e 92-të. Mirëpo, lojtarët, stafi dhe deri tek presidenti i Kano Pillars nuk ishin aspak dakord me golin e pësuar duke protestuar ashpër tek arbitri.

Madje, presidenti braktisi vendin e tij në tribunë dhe zbriti në fushë duke kërcënuar gjyqtarët, veçanërisht anësorin. Pamjet në përsëritje i japin të drejtë arbitrave që e konsideruan golin të rregullt, mirëpo, mes një kaosi të pafundëm, trupa e arbitrave nën presion vendos të anuloj golin për miqtë pas plot 23 minutash teksa në fund vendasit e fituan ndeshjen me rezultatin 1-0.

Diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ndërsa pas sfidës, presidenti është pezulluar për një kohë të papërcaktuar ndërsa për më tepër vendimi i takon Federatës së Nigerisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency